Site icon Telegrafi

Vetëm dy mesfushorë kanë më shumë gola se Saul këtë sezon në LK

Saul Niguez ka shënuar golin e epërsisë për Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Tani spanjolli ka tre gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, apo dy më pak se Willian i Chelseat dhe një më pak se Adrien Rabiot i PSG-së.

Niguez po ashtu ka asistuar edhe dy herë në këtë sezon në LK, kurse në të gjitha garat këtë sezon ka nëntë gola, apo pesë më shumë se çdo mesfushor i Atleticos.

Te goli ndaj bavarezëve, Saul dribloi Juan Bernat, Xabi Alonson dhe Thiagon. /Telegrafi/

Exit mobile version