Gjermania nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore të kombëtareve.
Gjermanët kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Esprit Arena të Dusseldorfit kundër Spanjës me rezultat 1-1.
Pjesa e parë ishte tejet interesante dhe mjaft produktive, ku përfundoi me dy gola të shënuara.
Në fakt, të parët në epërsi erdhët spanjollët në të gjashtë minutë me anë të Rodrigos, i cili morri një pasim fantastik nga ana e Andres Iniestës.
Por, kampionët aktual botëror arritën të barazonin rezultatin përmes Thomas Mullerit, i cili realizoi super gol dhjetë minuta përfundimit të 45 minutshit të parë.
Në pjesën e dytë u krijuan disa raste ku vlen të theksohet goditja e shtyllës horizontale të “Pancerave”.
Ishte Matts Hummels që ishte i pafat në të 65 minutë kur topin i goditur me kokë, për pak sa nuk përfundoi në rrjetën e David de Geas. Dy minuta më vonë David Silva nuk arriti të kalojë sërish në epërsi “Furinë e Kuqe”.
Diego Costa ishte afër të realizoj golin e dytë për spanjollët në të 77 minutë, por më i mirë u tregua portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, kjo ndeshje miqësore luksi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Ndryshe, Gjermania takimin e radhës do ta zhvillojë të martën kundër Brazilit ndërsa Spanja do të ballafaqohet të njëjtën ditë me Argjentinën. /Telegrafi/
https://youtu.be/ijQcJcLutbk