Telegrafi

Vetëm Diego Milito dhe Cristiano Ronaldo kishin nisje më të mirë se ai, Kvaratskhelia drejt rekordeve

Kvicha Kvaratskhelia ka qenë vërtet një zbulim për Napolin këtë sezon, pasi vetëm Diego Milito dhe Cristiano Ronaldo kishin starte më të mira se ai në karrierën e tyre në Serie A.

21-vjeçari i Gjeorgjisë vazhdoi ecurinë e tij të mrekullueshme sot kundër Sassuolos në “Diego Armando Maradona”.

Në pjesën e parë, ai kishte dhënë dy asistime për golat e Victor Osimhen dhe shënoi vet të tretin me një goditje të parë të mrekullueshme.

Kjo do të thotë se në 12 ndeshjet e tij të para në Serie A, Kvaratskhelia ka qenë i përfshirë në 11 gola – duke shënuar gjashtë dhe duke asistuar pesë.

Që nga viti 2004-05, vetëm Diego Milito në Genoa me 15 (gola/asistime) dhe Cristiano Ronaldo për Juventusin me 13 (gola/asistime) ishin përfshirë në më shumë gola në Serie A gjatë 12 paraqitjeve të tyre të para.

Sidoqoftë, Milito së pari erdhi në Itali me Genoan në janar 2004 dhe më pas në sezonin 2004-05, luajti në Serie B, ndërsa bëri debutimin e tij në Serie A në vitin 2008.

Cristiano Ronaldo ishte një i sapoardhur në Itali kur erdhi te Juventusi në verën e vitit 2018. /Telegrafi/