Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitjet e Paris Saint-Germain më pak se tre ditë pas humbjes në finalen e Kampionatit Botëror.
Sulmuesi 24-vjeçar luajti në ndeshjen e së dielës kundër Argjentinës, duke udhëhequr një rikthim në kohën normale me dy gola në 97 sekonda – përpara se të shënonte edhe në kohën shtesë për të barazuar sërish rezultatin, tani në 3-3.
Hat-triku i tij në Kupën e Botës ishte i pari në finale qëkur Sir Geoff Hurst gjithashtu shënoi një hat-trick për Anglinë në vitin 1966 kundër Gjermanisë Perëndimore.
Mbappe shënoi gjithashtu edhe në gjuajtjen e penalltive, të cilën Franca e humbi 4-2 pasi Emi Martinez priti goditjen nga Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni gjuajti jashtë.
Dhe pas kthimit në bazën stërvitore të PSG-së në Camp des Loges, Mbappe tha se po ndihej “më mirë, më mirë, më mirë”.
Ai pritet t’i bashkohet stërvitjeve me skuadrën sot siç bëhet e ditur nga klubi në rrjetet sociale.
Ka qenë një javë e ngarkuar për Mbappen pasi u kthye nga Katari të hënën, ai ishte i pranishëm në festimet e Francës të hënën në Place de la Concorde.
Pritej që 24-vjeçari të kishte ca kohë pushimi – që vlerësohet të jetë rreth 10 ditë – përpara se të kthehej në klub.
Por, ai tashmë është kthyer dhe do të kërkojë të kapërcejë dhimbjen e tij që e përjetoi Kupën e Botës me rikthimin e tij të hershëm për kampionët francezë.
PSG kthehet në aksion më 28 dhjetor me një ndeshje kundër Strasburgut në Ligue 1. /Telegrafi/
Bonjour @KMbappe ! 👋☺️ pic.twitter.com/eQzV6F6Mz4
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 21, 2022