Site icon Telegrafi

Vetëm 30 minuta në ditë do të ndryshojnë jetën tuaj

Arsyeja kryesore e dështimit është mungesa e durimit

Kjo arsye, së bashku me dëshirën e parezistueshme për të arritur rezultate menjëherë dhe për të përmbushur të gjitha dëshirat, janë baza e shumicës së dështimeve. Dhe, në realitet, suksesi kërkon kohë.

Suksesi i madh kërkon shumë kohë

Richard Branson nuk u bë milioner brenda natës. Madonna vetëm pas zgjimit në një mëngjes nuk u bë mbretëresha e muzikës pop. David Beckham nuk arriti të bëhej futbollist famshëm vetëm pas disa stërvitjeve.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të ndihmuar të gjithë dhe në çdo situatë. Shumica e njerëzve e dinë atë, por kurrë nuk e përdorin. Pse? Është shumë më e lehtë të presësh që bota të vijë vetë pranë këmbëve tua. Por bota, si rregull, nuk nxiton ta bëjë këtë.

Pra, aplikoni këtë metodë të thjeshtë, e cila me siguri do t’ju çojë drejt suksesit. Quhet “teoria gjysmë ore”. Avantazhi i saj qëndron në atë se është e përshtatshme absolutisht për të gjithë dhe mund të përfshihet lehtësisht në çdo orar.

Ideja e përgjithshme është të ndani vetëm një gjysmë ore çdo ditë për një veprim të vogël, dhe më pas sa më shumë që ta aplikoni atë, aq më shumë përmirësoheni.

Duket shumë e thjeshtë, apo jo? Por do të habiteni se sa njerëz thonë se kjo është banale, pa e provuar ndonjëherë. Për shembull, mund të kaloni gjysmë ore duke lexuar çdo ditë. E pakuptimtë, apo jo? Por në këtë mënyrë do të lexoni rreth 24 libra në një vit dhe kjo është më shumë se sa kanë lexuar shumica e njerëzve në dhjetë vjet!

Ju mund t’i kushtoni gjysmë ore në ditë mësimit të një gjuhe të huaj ose përvetësimit të aftësive të tjera të dobishme. Fitoni një njohuri të plotë të temës që ju intereson, fitoni përvojë që ju mungon. Përdorni gjysmë ore çdo ditë për të realizuar ëndrrën tuaj të jetës. Bëni atë që e shtyni vazhdimisht për më vonë, për shkak të mungesës së kohës. Pas një kohe të aplikimit të “teorisë gjysmë ore”, le të themi në gjysmë viti, shikoni prapa dhe mbani mend se ku keni filluar.

Do të mahniteni se sa larg keni përparuar në udhëtimin tuaj – në vetëm 30 minuta në ditë! Dhe mbani mend, ju tashmë bëni shumë më tepër se të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version