Site icon Telegrafi

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës: Ata janë shumë të veçantë, i pret një fat i pabesueshëm

Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni

Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila bashkëpunon me shumë personalitete të famshme.

Linja e shkurtër e jetës tregon atë që të tjerët lehtë kanë ndikim në ju, rruga e gjatë jetësore tregon që keni shëndet të mirë dhe rrudhat do të thonë që do të ndryshoni drejtimin jetësor.

Linja e zemrës shënon jetën tuaj dashurore, ndërkaq linja e kokës tregon se çfarë personaliteti keni.

– Shuplaka e majtë ofron shikim në fatin tuaj, ndërsa shuplaka e djathtë thekson veprimet dhe ngjarjet të cilat janë të mbështetura në zgjedhje, vendime dhe gjëra të cilat i bëni në jetë – thekson parashikuesi, transmeton Telegrafi.

Linja e jetës

Fillon midis gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe shtrihet në hark drejt kyçit të dorës.

Nëse keni cikël të gjatë jetësor, kjo tregon që keni shëndet të mirë dhe jeni person i ekuilibruar. Kjo gjithashtu tregon që jeni person i fortë dhe i vendosur dhe që do të punoni në arritjen e qëllimeve tuaja.

Nëse linja jetësore ju është e shkurtër, kjo tregon që njerëzit e tjerë munden lehtë të ndikojnë në ju. Kjo gjithashtu do të thotë që jeni burim i përkrahjes, shumica shpesh ju kërkojnë këshilla.

Nëse në linjën tuaj jetësore ka ndërprerje, kjo mund të tregojë luftë apo ndryshime. Dhe që ndryshimet do të mund të ndodhin në situatëntuaj jetësore, në lokacionin apo në punën e re.

Ndërprerjet gjithashtu mund të tregojnë traumën emocionale apo momentet stresuese. Mirëpo, nëse linja jetësore ju është e qartë, atëherë jeni i pavarur dhe i fortë dhe do të mund të përballni kohët e vështira.

Nëse linja jetësore ndahet, kjo gjithashtu tregon në riorientimin dhe ndryshimet në jetën tuaj, ndoshta do të udhëtoni në të ardhmen apo do të shpërnguleni.

Nëse linja juaj e jetës është e dyfishuar apo nëse ka më shumë se dy linja, atëherë ekzistojnë më shumë kuptime. Kjo mund të paralajmërojë që shpirti juaj binjak pikërisht është në horizont, apo mund të thotë që keni ndonjë person të veçantë i cili kujdeset për ju.

Linja e kokës

Shtrihet mbi linjën e jetës dhe ndërpret shuplakën, ndërsa zbulon njeriun e besimeve, pikëpamjet dhe personalitetin. Linja e gjatë thotë që jeni person i mençur, me qëndrime të qarta jetësore.

Linja e shkurtër mund të tregojë që jeni më impulsiv, ndoshta do të detyroheni të jeni të kujdesshëm me rastin e marrjes së vendimeve.

Linja e zemrës

Linja e sipërme e zemrës, e cila fillon në afërsi të gishtit tuaj të mesëm dhe shtrihet në drejtim të gishtit të vogël, ofron shikim në jetët tona dashurore dhe emocione.

Nëse linja juaj e zemrës përfundon midis gishtit të mesëm dhe gishtit tregues, kjo tregon që jeni dikush i cili është shumë i kujdesshëm dhe shqetësoheni shumë për të tjerët. Mirëpo, nëse linja e zemrës ju fillon në pjesën nën gishtin e mesëm, ju jeni lider i lindur, jeni ambicioz dhe keni ide të mira afariste.

Rrudhat anash

Nëse pyesni sa fëmijë do të mund të keni në të ardhmen, mos shikoni më larg se në gishtin tuaj të vogël.

Nëse shtrëngoni grushtin dhe shikoni dorën anash, pranë gishtit të vogël, do të shihni rrudha të imta të cilat çojnë drejt nyjës së gjurit. Kjo mund të tregojë se sa fëmijë jeni të paracaktuar të keni!

Linja e fatit

Nuk mundeni gjithmonë ta shihni linjën e fatit, mirëpo ajo zakonisht shtrihet nga nyja e dorës në drejtim të gishtit të mesëm, ndërkaq ajo tregon karrierën dhe intelektin e njeriut.

Nëse linja është e dobët apo nuk mund të shihet, atëherë kjo tregon që personi mund të përpiqet të gjejë rrugën e karrierës apo punën e cila është e përsosur për të, transmeton Telegrafi.

Germa X

Pranë linjës së jetës ekziston shansi që në shuplakë të keni germën X. Nëse e keni këtë germë, bëni pjesë në 3 për qind të njerëzve të cilët janë të paracaktuar të kenë kthesa të papritura pozitive në jetë.

Njerëzit me këtë shenjë në shuplakë, sipas rregullit, janë njerëz të fortë, shumë energjikë dhe të mençur. Janë intuitivëdhe kanë kujtesë të mirë. Lehtë i përshtaten në çdo situatë në të cilën gjenden. Do t’jua falin padrejtësinë, mirëpo kurrë nuk do ta harrojnë.

Karakteristikat e njerëzve me germën X në shuplaka: janë shumë të suksesshëm, janë shumë më të mprehtë se të tjerët, janë liderë më të mëdhenj, nuk harrohen edhe pas vdekjes.

A besoni që fati është i shkruar në shuplakë? /Telegrafi/

Exit mobile version