Telegrafi

Vetëm 15 vende në Scards Academy për trajnim 1 vjeçar pa Pagesë

Për vitin e pare do te pranohen vetëm 15 pjesëmarrës te cilët do te ndahen ne 5 drejtimet
1. Asp.net dhe MS Sql – programim për sistemet e bazuara ne Windows
2. Php dhe MySql – programim për sistemet e bazuara ne *nix
3. Zhvillim ne Mobile – programim te aplikacioneve për iOS, Android dhe Windows Phone
4. Internet Marketing – SEO – optimizim për makina kërkuese, mediat Sociale, content marketing
5. Dizajn Grafik dhe Web

I gjithë programi është i ndarë ne 3 semestra nga 4 muaj dhe gjate kësaj kohe pjesëmarrësit do te kalojnë edhe neper trajnimet për matematike, financa, menaxhim te projekteve, udhëheqje, menaxhim te kohës, përgjegjësive etj.

Ajo çka e dallon këtë projekt ne thelb është se pjesëmarrësit përveç pjese teorike dhe projekteve personale gjete 1 viti do te jene pjesëmarrës ne projekte reale për kompanitë udhëheqëse ne lëmine teknologjisë informative dhe njëkohësisht edhe institucioneve te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare gjë qe do te ndikoje direkt ne profesionalizmin dhe ekspertizën e fituar.

Aplikimet do te pranohen deri me date 31 janar 2013 dhe mund te aplikoni ne http://academy.scards.com
Atë qe duhet ta cekim është qe te drejte aplikimi kane te gjithë shtetasit Kosovar, pa dallim gjinie te moshës 16 deri 24 qe kane njohuri te gjuhës Angleze (e cila është e domosdoshme) dhe kane interesim për teknologji.

Te gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit do te punësohen nga kompania Scards apo nga kompanitë tjera partnere ne këtë projekt.

Scards Academy është iniciativë e kompanisë Scards me seli ne Amerike, Angli dhe Kosove, te cilët për shkak te mungesës se talentit ne lëmitë e zhvillimit softuerik kane vendosur qe ta krijojnë duke e përshtatur me se miri për nevojat e tyre por edhe te tregut aktual ne Kosove dhe atë global te gjitha trajnimet qe do ofrohen janë te bazuara ne programet e kompanive liderë ne këtë fushe si Microsoft, Apple, Adobe etj.

Ky projekt ka gjetur mbështetjen edhe nga shteti Zviceran ku përmes projektit EYE (Enhancing Youth Employment) është duke u bashkë financuar me Scards LLC.