Telegrafi

Vedat Muriqi nuk ndalet, vazhdon të shënojë për Mallorcan

Mallorca po luan ndaj Alavesit në kuadër të javës së 33-të të La Ligas.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të Mallorcas, ku golin e  dytë e shënoi sulmuesi ynë Vedat Muriqi.

Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats shënoi për 1-0.

Në minutën e katërt të lojës shtesë ishte momenti i Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.

Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/