Mallorca po luan ndaj Alavesit në kuadër të javës së 33-të të La Ligas.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të Mallorcas, ku golin e dytë e shënoi sulmuesi ynë Vedat Muriqi.
Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats shënoi për 1-0.
Në minutën e katërt të lojës shtesë ishte momenti i Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=Yf4AySuvJXk&ab_channel=SodexoFutbol
Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/