Gareth Bale ishte protagonist në pjesën e parë të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Në minutën e njëzet të sfidës, ai shënoi një gol të bukur dhe ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e para.
Por, ajo që meriton vëmendje është statistika negative e uellsianit në garën më të madhe evropiane këtë edicion.
Ky ishte goli i vetëm i Bale në Ligën e Kampionëve deri më tani në sezonin 2015/2016. /Telegrafi/
1-0: Goli i Gareth Bale, Real Madrid C.F. në epërsi.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 4 May 2016