Telegrafi

Vështirë për Pejën, por jo e pamundur

Verdhezinjtë, pas humbjes në finale të Kupës së Kosovës nga Sigal Prishtina, do të mundohen t’i gjejnë forcat në duelin me KK Kumanovo 2009.

Ky takim është i vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës Ballkanike,.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Kumanovë dhe fillon në orën 19:00.

Peja gjendet në pozitën e tretë të Grupit D me 6 pikë, me 2 fitore e 2 humbje, kurse Kumanova është lidere me 7 pikë.