Empoli ra në Serinë B italiane, mirëpo drejtuesit i kanë idetë e qarta për të ndërtuar ekipin që të ngjitet sa më shpejt në elitën e futbollit.
Një prej elementeve, që janë mbajtur me ngulm nga drejtuesit në ekip, është Frederik Veseli.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është piketuar nga presidenti dhe drejtuesit si një nga futbollistët, tek i cili do të mbështetet projekti i skuadrës për të ardhmen.
Për këtë, duket se shqiptari ka nisur të marrë edhe gradat, transmeton PanoramaSport
Veseli, në ndeshjet testuese të ekipit italian gjatë përgatitjeve për edicionin e ri, është graduar në rolin e zëvendëskapitenit të Empolit.
Vlen të theksohet se futbollisti i Kombëtares po luan si qendërmbrojtës.