Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka filluar dal ngadalë të marrë formën e duhur.
Pas një fillimi të vështirë te Empoli, Veseli tani po luan rregullisht në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ai ishte deçiziv në fitoren e skuadrës së tij 1-0 përballë Udineses.
Ish-anëtari i Luganos, u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të për të asistuar tek goli i vetëm që u shënua në fund të ndeshjes.
Portali i njohur italian ‘Tuttomercatoweb’ i ka dhënë ndër notat më të mëdha shqiptarit (6,5), duke e vlerësuar lartë për paraqitjen e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Lh3PckJNuV0