Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim elektoral në Dragash. Ai para të pranishmëve ka shpalosur programin e “Fillimit të Ri” që ka të bëjë me blegtorinë.
Ai tha se Dragashi duhet të orientohet në sektorin e blegtorisë, ngase sipas tij kërkesa për dele vetëm në Emiratet Arabe është shumë e madhe.
Andaj inkurajoi ata që të merren me kultivimin e tyre, duke premtuar ndihmën e qeverisë së ardhshme për këtë sektor.
“Si do të ishte Dragashi nëse do të orientohej pikërisht në zhvillimin e blegtorisë, fermave, e veçanërisht kultivimin e deleve e cila është edhe traditë e këtij rajoni. Do t’i fuqizojmë fermerët, sidomos blegtorinë, bletarinë dhe bujqësinë”, ka thënë Veseli.