Site icon Telegrafi

Veseli: Do t’i çajmë malet e do ta zhvillojmë Anamoravën

Partia Demokratike e Kosovës, këtë të shtunë ka mbajtur tubimin elektoral në qytetin e Gjilanit.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se koalicioni i tyre PDK-AAK-Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se Gjilani në zgjedhjet komunale që do ta mbahen në nëntor, do t’i kthehet PDK-së.

“Fillimi i Ri është garanci e sovranitetit”, ka thënë Veseli. “Fillimi i Ri është orientim në ndërmarrësi. Do t’i fuqizojmë ndërmarrësit sepse kështu fuqizohet shteti ynë. Do ta fuqizojmë rininë; ajo nuk është vetëm e ardhmja, por e tashmja dhe ajo duhet ta zhvillojë Kosovën”, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se do të angazhohet shumë që të zhvillohet shumë më shumë regjioni e Anamoravës.

“Do t’i çajmë malet ta zhvillojmë Anamoravën”, ka thënë Veseli. “Nuk do të ketë më doktorë të papunë. Do t’i fuqizojmë pensionistët – ata që e ndërtuan Kosovën. Ky është koncepti i fillimit të ri, që fuqizon sovranitetin dhe liberalizon jetën brenda”.

Exit mobile version