Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Vitinë ku dha premtimet e tij në rast se koalicioni i partisë së tij i fiton zgjedhjet.
Megjithatë, ai nuk la pa i thumbuar edhe rivalët politikë, në këtë rast deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin, të cilin e kishte quajtur Skënderbe gjatë një seance parlamentare.
“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë e kam quajtur njërin, nuk ka qenë shumë i fortë, ka qenë shumë i dobët, tash dua ta sjell në kuvendin e Republikës së Kosovës, një Skënderbe tamam, votojeni Skenderbe Hebibin”, tha Veseli në përmbyllje të fjalimit, duke iu referuar kandidatit për deputet nga PDK, Skënderbe Hebibit.