Site icon Telegrafi

“Veseli do të shkëlqejë në Empoli”

Frederic Veseli muss sein Pokerspiel in Lugano hinterfragen

Empoli ka bërë zgjedhjen e duhur që ka firmosur me Frederik Veselin është i bindur për këtë menaxheri i futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Alexander Garini.

Në një intervistë për faqen specializuar italiane Tuttomercatoweb ky i fundit ka folur për klientin e tij duke zbuluar edhe disa prapaskena interesante rreth karrierës së mbrojtësit 23-vjecar. Të Mërkurën Frederik Veseli firmosi zyrtarisht një kontratë 2-vjecare me Empolin me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera.

Pas një sezoni si protagonist te Lugano në Zvicër nën drejtimin e një trajneri shumë të njohur si Zdenek Zeman për Veselin tashmë nis një aventurë e re. Agjenti i mbrojtësit shqiptar Garini, në intervistën e tij ka theksuar se te Empoli, Veseli do të rritet shumë si futbollist dhe do të shndërrohet në një mbrojtës të madh.

Ndër të tjera menaxheri i lojtarit ka deklaruar se idhulli i Veselit është ish mbrojtësi i kombëtares italiane, Milanit dhe Lazios, Alesandro Nesta.

Sipas Garinit Veseli është një futbollist që mund të bëjë mirë në të 3 pozicionet e mbrojtjes në të djathtë në qëndër dhe në krahun e majtë.

23-vjecari i cili ka qenë pjesë e akademisë së Manchester City-it, përvec se te Citiziens në të kaluarën ka luajtur edhe me Manchester United. Garini për Tuttomercatoweb ka zbuluar se ka qenë trajneri legjendar Alex Ferguson që e donte Veselin te Djajtë Kuq, por më pas disa dëmtime si dhe largimi i skocezit nga United u bënë pengesë për rritjen e djaloshit shqiptar si futbollist.Në fund menaxheri i Veselit ka nënvizuar se falë trajnerit të kombëtares kuqezi Gianni De Biasi i cili e grumbulloi në Euro 2016, 23-vjecari tashmë është një futbollist më i pjekur dhe është gati për të bindur të gjithë te Empoli me paraqitjet e tij në fushë.

Exit mobile version