Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim Jean Todt, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilzmit dhe i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik.
Në takim Veseli e falënderoi Todtin për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën ndërkombëtare të automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.
Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast Todt theksoi rëndësinë e sigurisë posaqërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme.
Kryetari Veseli e siguroi Todt për mbështetjen e pa rezervë dhe angazhimin e tij personal që çështja e sigurisë në rrugë të merr vëmendjen e duhur institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë sa më e plotë.