Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veseli ka rikthyer formën e tij më të mirë.
Ai po e ndihmon skuadrën e tij Empolin drejt rikthimit në kampionatin italian Serie A.
Empoli ka shënuar fitore të thellë 4-0 në derbi ndaj Palermos duke u ngritur në pozitën e parë në Serie B.
Veseli ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti gjatë 90 minutave duke shkëlqyer në mbrojtje.
Mediat italiane e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e reprezentuesit shqiptar natën e mbrëmshme.
“I sigurtë në çdo dyluftim dhe ka neutralizuar sulmuesit e Palermos. Shqiptari jep garanci për të ardhmen”, thuhet në vlerësimin e Veselit.
Pas fitores ndaj Palermos, Empoli është ngritur në pozitën e parë në tabelë me 43 pikë sa ka edhe Palermo e Frosinone.
25-vjeçari iu bashkua Empolit nga Lugano dhe ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/