Frederik Veseli është në pritje të mundësisë për të treguar aftësitë e tij me Kombëtaren shqiptare.
Mirëpo tek Empoli është një nga elementët e rëndësishëm në projektin e klubit për këtë sezon dhe vijimësinë.
Për këtë, drejtuesit e klubit kanë bërë gati rinovimin e kontratës deri më 2021.
Mbrojtësi shqiptar prej disa ditësh është duke u provuar nga trajneri Vivarini në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nuk do të jetë çudi që 24 vjeçari të përshtatet si mbrojtës i majtë në këtë sezon.
“Po, kemi rënë dakord dhe jam i lumtur që drejtuesit kanë besim tek unë. Tashmë duhet që t’ua shpërblej në fushë”.
“Jam i gatshëm që të luaj në çdo rol në mbrojtje. Uroj që të bëjmë mirë këtë sezon dhe të arrijmë objektivat që kemi vendosur”, ka deklaruar mbrojtësi i Kombëtares në mediat italiane. /Telegrafi/