Site icon Telegrafi

Veseli: Prodhuesit janë patriotët e vërtetë të Kosovës

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se me ndërmarrës, prodhues dhe profesionistë të ndryshëm në Prizren, të cilët e bëjnë të sigurt perspektivën ekonomike dhe garantojnë se Kosova ka mundësi për t’u zhvilluar, ka forcë për ndryshim dhe për të ecur përpara.

Ai ka postuar fotografi nga një tubim mbrëmë që e ka mbajtur në Prizren me ndërmarrës dhe prodhues, duke thënë se kriteret për ta definuar sot patriotizmin, nuk gjenden në zyrat e politikanëve, por në mesin e prodhuesve të Kosovës, në mesin e këtyre që çdo ditë bëjnë diçka për qytetin e tyre dhe për Kosovën.

“Me ndërmarrës, prodhues dhe profesionistë të ndryshëm në Prizren, të cilët e bëjnë të sigurt të perspektivën ekonomike dhe garantojnë se Kosova ka mundësi për t’u zhvilluar, ka forcë për ndryshim dhe për të ecur përpara. Kriteret për ta definuar sot patriotizmin, nuk gjenden në zyrat e politikanëve, por në mesin e prodhuesve të Kosovës, në mesin e këtyre që çdo ditë bëjnë diçka për qytetin e tyre dhe për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version