Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe kryesues i listës së koalicionit të madh, ka thënë se do ta dyfishojnë rritjen ekonomike vjetore.
Përmes postimit të një videospoti në llogarinë e tij, Veseli ka thënë se brenda këtyre 4 viteve do të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë.
Buxhetin për bujqësinë, Veseli ka thënë se nga 58 milionë euro do ta bëjnë 120 milionë.
“Kosovës i duhet një Fillim i Ri për ekonominë tonë, që ta dyfishojmë rritjen tonë ekonomike vjetore për 8%, që brenda këtyre 4 viteve të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë. Do ta rrisim sektorin e bujqësisë, do të rriten grantet dhe subvencionet, nga 58 milionë do të jenë në dispozicion 120 milionë euro. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Me platformën fituese “Fillimi i Ri”, ne do t’ia japim kuptimin këtij shteti dhe kësaj lirie. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.