Telegrafi

Veseli premton angazhim kundër Kozuvit

Alban Veseli, basketbollist i Pejës, është shprehur i matur sa i përket sfidës ndaj Kozuvit.

Peja do të ballafaqohet Kozuvit në ndeshjen kryesore të Grupit D, pasi që pejanët janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, përkatësisht një më tepër se vendi i tretë, ku ndodhet rivali i sotëm i ‘Shqipnonjat’.

“Jemi mjaft të përgatitur, e dimë që kjo lojë është jetike për ne. Sa i përket ndeshjes do të japim maksimumin që të kualifikohemi në gjysmëfinale”.

“Natyrisht nuk është aspak lehtë, duke ditur se të njëjtat ambicie i ka edhe ekipi kundërshtar. Do të mundohemi deri në atomin e fundit që të arrijmë në gjysmëfinale. Mendoj se Kozuvi është në presion për shkak të terrenit vendas”.