Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mikpritja hasiane është vlerë e kultivuar ndër shekuj, derisa banorët e Hasit me dekada palëkundur besojnë në lidershipin e PDK-së.
“Jemi përulës për besimin që na e kanë dhënë dhe gjithmonë jemi munduar që këtë besim t’ua kthejmë me punë dhe zhvillim. Pandashëm do të ecim përpara. PDK-ja është adresa e sigurt për Prizrenin”, ka shkruar Veseli në Facebook.