Site icon Telegrafi

Veseli në Mitrovicë: Nuk do të ketë më mure e trena (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin e radhës në qytetin e Mitrovicës e quan entuziazëm të shpresës – Mitrovicën e zhvilluar me një të ardhme të ndritur.

Ai tha se Mitrovica ka nevojë për Fillimin e Ri, gjithashtu dhe për zhvillimin ekonomik.

“Fillimi i Ri nënkupton shtetin që e kemi bërë me shumë sakrifica. Do të fuqizojmë flamurin tonë kombëtarë dhe flamurin e Republikës sonë. Fillimi i Ri, është fuqizim i zhvillimit ekonomik dhe i ndërmarrësi. Fillimi i Ri, është rritje ekonomike prej tetë për qind, është pesëfishin i eksporteve, është rritje e pagave të sektorëve publike, e pensionistëve, kategorisë së personave me aftësi të veçanta”, tha Veseli.

Mitrovica sipas tij, do të vazhdoj të jetë krenaria industriale e Kosovës. Po ashtu Veseli tha se nuk ka vend Serbia më në Kosovë dhe se mbeturinat e Serbisë do të largohen nga Kosova, siç janë strukturat paralele.

“Do të fuqizojmë ndërmarrësit e Mitrovicës. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka trena e mure në shtetin e Republikës së Kosovës. Ka marr fund Serbia në Kosovë dhe kurrë më s’do të ketë. Jemi njerëz tolerant dhe që e respektojmë njëri tjetrin. Do t’i respektojmë komunitet dhe do jemi të barabartë para ligjit. Do t’i largojmë strukturat paralele serbe nga shteti ynë. Nuk do t’i lejomë ato mbeturina. Shqiptarët do të kthehen në pronat e tyre, dhe do të fillojmë me rindërtimin e pronave në veri. Do të jetojmë në një qytet siç i ka hije Mitrovicës. Fillimi i Ri nënkupton edhe përkrahje për artdashësit dhe sportin në Mitrovicë të fuqizohet pasi mitrovicasit janë sportdashësit më të mëdhenj”, u shpreh lideri i PDK-së, Kadri Veseli .

Ndërkaq, kryetari i PDK-së-dega në Mitrovicë, Avni Kastrati, u shpreh se qytetarët e Mitrovicës presin që Fillimi i Ri të zgjedh çështjen Trepçës dhe shumë çështje tjera.

Ai tha se Trepça paraqet shtyllën kryesore për zhvillimin dhe punësimin në komunën e Mitrovicës.

Por nuk la pa përmendur edhe rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore të Mitrovicës të cilat shtëpi sipas tij me “Fillimin e Ri”, duhet të vazhdojnë të rindërtohen.

“Të vazhdohet me rindërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës. Deri më tash 220 shtëpi janë ndërtuar gjatë mandatit të PDK-së. Qyteti i Mitrovicës ka qenë qytetet i zhvillimit të sportit, rinisë dhe kulturës. Presim që edhe kompleksi i Universitetit ’Isa Boletini’, të mbarohet sa më parë. Presim që Mitrovicës t’i kthehet nami i mbetur si qyteti më i mirë në Kosovë”, tha Kastrati.

Ai po ashtu falënderoj Kadri Veselin, për rrënimin e murit në veri, ndalimin e trenit, ligjin e Trepçës dhe për përkrahjen që sipas tij ia ka bërë pjesës verior të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version