Frederik Veseli edicionin e shkuar zhvilluan futboll të bukur, por Empoli nuk ia arriti të mbijetonte në Serie A.
Mbrojtësi i kombëtares ka edhe dy vite kontratë me klubin, por e ardhmja e tij mund të jetë jashtë Italisë.
Pianetaempoli.it raporton se në adresë të 26-vjeçarit kanë ardhur oferta të ndryshme nga jashtë vendit.
Drejtuesit e Empolit kanë vendosur ta shesin lojtarin që luanë në të gjitha rolet e repartit mbrojtës, por janë duke e vlerësuar ofertën më të mirë.
Veseli ka 20 ndeshje me kombëtaren kuqezi dhe është pjesë e Empolit prej gushtit të vitit 2016. Ai kishte ardhur nga Lugano. /Telegrafi/