Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosovës i duhen liderë të guximshëm për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat që i ka përpara.
Ai në Facebook ka postuar një video gjatë fjalimeve të tij në fushatën zgjedhore, ku pati thënë se Serbinë mund ta ndalin vetëm ata që i kanë kthyer në gjysmë kur ka qenë nevoja, në qershorin e vitit 1999.