Peja ka shënuar fitore ndaj AEK Larnacas në një fund që u mendua të jetë i lehtë, por ishte dramatik. Ndeshja përfundoi me rezultat 87-82.
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të ekipit të Pejës, Alban Veseli, ka deklaruar se pejanët nuk janë kafshatë e lehtë për kundërshtarët e grupit.
“Ne dëshmuam se Peja nuk është ekip i lehtë pë skuadrat tjera të grupit. Kemi luajtur lojë ekipore dhe gjithë lojtarët ishin në elementin e tyre. Fitore plotësisht e merituar dhe shpresojmë të kalojmë grupin, edhe pse do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Veseli.
Veseli ka shënuar 19 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në fitoren e parë të Pejës në kuadër të FIBA Europe Cup, në stinorin që po debutojnë aty. /Telegrafi/