Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kaçanik.
Ai atz ka shprehur bindjen se në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni i udhëhequr nga PDK do të jetë fitues me mbi 60 për qind të votave.
Veseli ka thënë se Kosova ka kundërshtarë të pavarësisë, ndërsa shton se “vendit i duhet një vendimmarrje nga e cila nuk pyetet Beogradi për vendimet e shtetit të Kosovës”.
“Sot janë zgjuar disa fantazma të kaluara që mendojnë me e rrezua vendin tonë e flamurin tonë. Por, vendi ynë ka guxim t’u thotë jo atyre që nuk e duan Kosovën”, ka thënë Veseli në Kaçanik. “Serbia më kurrë nuk do të jetë në Kosovë”.