Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, para qindra grave në Prishtinë, sot ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri.
Kjo platformë, sipas Veselit, parasheh fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe rritjen e numrit të grave të punësuara në institucione së paku deri në 40 për qind.
“Pa fuqizimin e gjysmës së popullsisë që përbëhet nga gratë, asnjë vend nuk mund të ecë përpara. Ju ftoj të gjitha juve, të gjitha gratë, që të merrni më shumë rol dhe përgjegjësi, sepse ju mund të bëni punë të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë tonë. Unë ju siguroj se gjysma e ministrave të PDK-së do të jenë gra dhe rinj”, ka thënë Veseli.
Ai i ka ftuar të gjitha gratë e Kosovës që t’i votojnë vetëm kandidatet gra në listën e deputetëve të PDK-së, në mënyrë që të fuqizohen sa më shumë ato.