Site icon Telegrafi

Veseli: Fillimi i Ri do të bëjë rritjen ekonomike tetë për qind dhe do të pesëfishojë eksportet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në Han të Elezit se platforma qeverisëse Fillimi i Ri garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik prej tetë për qind, ndërsa i siguroi qytetarët se përmes shtimit të prodhimit dhe mbështetjes së fermerëve e ndërmarrësve Kosova do të pesëfishoj eksportet.

Ai ka shtuar se përveç ndihmës dhe mbështetjes së ndërmarrjeve private, “Fillimi i Ri do të rrisë pagat e gjithë punonjësve në sektorin publik”.

“Për sektorin publik, për punëtorët e arsimit, për punëtorët shëndetësorë, oficerët, ushtarët e ushtrisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës, për zjarrfikësit, për gjithë sektorin publik, ashtu edhe sikur për pensionistët, do të rriten për 30 përqind pagat e tyre”, tha Veseli.

Exit mobile version