Telegrafi

Veseli: Dita e shumëpritur erdhi

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur pranimin e Kosovës në UEFA.

Veseli në një postim në Facebook tha se erdhi dita e shumë pritur.

“Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tej zgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare”. /Telegrafi/