Telegrafi

Veseli dhe të rinjtë e PDK-së, aktivitet me moton “Ne e duam Kosovën”

Rinia Demokratike e Kosovës sot ka zhvilluar disa aktivitete me moton “Ne e duam Kosovën”. Këto aktivitet u zhvilluan në Drenas, Skenderaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Shtërpcë, Dragash, Istog, Prizren, Ferizaj, Vushtrri etj.

Kryetarja e RDK-së, Shpresa Rama, u shpreh se këto aktivitete kanë për qëllim ndikimin në ndryshimet pozitive që të rinjtë duhet të ua bëjnë qytetit të tyre.

“Fillimi i Ri do t’i jetësojë ëndrrat tona që ta shohim një Kosovë të zhvilluar”, tha Rama.

Ndryshe, në këto aktivitete ka marr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili bashkë me të rinjtë e RDK-së rregulloi disa hapësira publike duke i kthyer ato në funksion të qytetarëve.