Në seancën e jashtëzakonshme për projektin Borea, asamblisti Drin Veselaj kritikoi menaxhimin e projektit dhe theksoi se qytetarët nuk do të pranojnë më mashtrime të lidhura me të.
Ai u shpreh me ironi dhe zhgënjim duke e cilësuar kryetarin Muhaxheri si jo të duhurin për këtë projekt.
“Qytetarët nuk kanë me u mashtru më me këtë projekt, ka projekte të tjera që munden për tu mashtruar. Ne jemi duke jetuar në një qytet që nëse biem në një gropë, dalim në Malishevë apo Prishtinë apo në ndonjë qytet tjetër. Pa dashtë për ta ofenduar askënd këtu, por kryetar, nuk jeni të zotët ta bëni këtë punë”, ka thënë Veselaj.
Pas deklaratave të kryetarit Muhaxheri dhe kritikave të asamblistit Drin Veselaj, debati në seancën e jashtëzakonshme vazhdoi me diskutime të ashpra lidhur me zvarritjet dhe dështimet e projektit Borea. /Telegrafi/.