Telegrafi

Vertonghen: Nuk kam nënshkruar kontratë të re, ka shumë interes për mua

Jan Vertonghen ka thënë se nuk ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Tottenhamin dhe kërkon aventurë të re. 

Mbrojtësi do të mbush 33 vjet këtë javë dhe marrëveshja e tij me Spurs skadon në fund të këtij sezoni.

“Dua të nënshkruaj me klubin e duhur. Mund të jetë edhe Spurs, ose një klub tjetër”.

“Duhet të jetë një klub me ambicie. Unë dua të luaj në Evropë, pasi kombëtarja është e rëndësishme për mua”, ka thënë ai.

Vertonghen mund të shkojë në Itali ose Spanjë, ku kërkon të mësojë një gjuhë të re.

“Mund të duket e çuditshme, por që nga kriza e coronavirusit ka pasur më shumë interes. Unë jam lojtar i lirë dhe disa klube mund të mos kenë shumë para”, nënvizoi ai. /Telegrafi/