Mbrojtësi Jan Vertonghen humbi ndoshta mundësinë e fundit për të fituar diçka me Belgjikën, pasi “Djajtë e kuq” mposhtën nga Italia me rezultatin 2-1 dhe u eliminuan nga Kampionati Evropiani.
Mbrojtësi, që sezonin e fundit ishte pjesë e Benficas në Portugali, bëri gabim në pasim, në rastin e golit të parë të italianëve, që u shënua nga Nicolo Barella.
Ai në fund të ndeshjes akuzoi kundërshtarët se nuk u treguan të ndershëm, duke bërë vonesa në lojë.
“Unë duhej ta kisha larguar atë top, por zgjodha një pasim të nxituar dhe na kushtoi, megjithatë më vonë i krijuam rastet për të barazuar, apo edhe shënuar”.
“Është një tjetër mundësi e humbur për Belgjikën, ndaj duhet të analizojmë çfarë nuk shkon në këtë fazë”.
“Italia është një skuadër shumë e mirë, por që nuk meriton shumë komplimente, pasi në minutat e fundit u bënë shumë të shpifur me ndalesat e lojës dhe rrëzimet pa shkak”.
“E di që kjo tingëllon si justifikim, por ishte diçka josportive ajo që bënë në minutat e fundit”, ka thënë mbrojtësi i njohur belg.
Italia do të luajë në gjysmëfinale me Spanjën në Wembey. /Telegrafi/