Piloti i Red Bull, Max Verstappen, ka fituar edhe Çmimin e Madh të Italisë në garën e 16-të e sezonit.
Holandezi fitoi për herë të parë në karrierën e tij në pistën legjendare në Monza dhe ky është gjithashtu triumfi i tij i pestë radhazi, ose i 11-ti këtë sezon.
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili e nisi këtë garë nga pole position, përfundoi në vendin e dytë, ndërsa një vend në podium e fitoi edhe shoferi i Mercedesit, George Russell.
Sainz nga Ferrari përfundoi i katërti, Hamilton i pesti , ndërsa Perez, Norris, Gasly, De Vries dhe Zhou përfunduan në dhjetëshen e parë.
The points scorers at Monza 👀
👏👏👏 @nyckdevries #ItalianGP #F1 pic.twitter.com/b32FO4rNF8
— Formula 1 (@F1) September 11, 2022
Verstappen filloi nga pozita e tetë për shkak të një penalltie në Monza, por shpejt u ngjit në vendin e dytë dhe ky ishte përfundimisht çelësi i fitores së tij.
RACE REPORT: Verstappen takes the chequered flag at Monza to notch his 11th win of the season#ItalianGP #F1 https://t.co/dG8GvA9NEm
— Formula 1 (@F1) September 11, 2022
Verstappen po shkon me hapa rë sigurt drejt titullit të dytë në karrierë në Formula 1./ Telegrafi/