Max Verstappen ka fituar garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1, suksesi i dytë në karrierë për pilotin e ri holandez, që bëri një garë fantastike, të dominuar nga starti deri në finish.
Pasi parakaloi Lewis Hamilton pas xhiros së parë, talenti 20-vjeçar nuk e lëshoi kreun deri në fund, duke rigjetur buzëqeshjen në një sezon të vështirë për të dhe të mbushur me tërheqje.
I dyti u rendit kryesuesi i renditjes botërore, Lewis Hamilton me Mercedes, që sot më shumë u interesua për të grumbulluar pikë se sa për të fituar.
Në podium u ngjit edhe makina tjetër Red Bull, ajo e Daniel Ricciardo, që në xhirot e fundit i rezistoi sulmeve të Sebastian Vettel me Ferrari, që u nis nga vendi i fundit por e mbylli atë në vendin e katërt.
Tashmë piloti britanik ka 34 pikë avantazh karshi Vettel, shumë me Botërorin që i afrohet finishit. Në podium edhe Ricciardo, duke konfirmuar se pista e Kuala Lampur është e përshtatshme për makinën Red Bull, ndërsa Vettel kënaqet me vendin e 4-t, por i vetëdijshëm se ky ishte maksimumi, pasi rikuperoi 16 pozicione (pati një incident pas garës me Stroll, me makinat që u përplasën pas finishit, në xhiron përshëndetëse). /telesport/