Telegrafi

Verstappen për të parin, Hamilton për histori – Formula 1 zhvillon sot garën për titull kampion

Formula 1 sot (e diel) zhvillon njërën nga garat më interesante në histori të këtij sporti, pasi pilotët Max Verstappen dhe Lewis Hamilton do të luftojnë për titullin kampion dhe deri tani kanë pikë të barabarta.

Sot zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, garë që pritet të fillojë nga ora 14:00.

Kjo garë do të ketë interesim të madh dhe adhuruesit e sportit mezi po e presin, pasi do të luhet për titullin kampion për vitin 2021.

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen dhe ai i Mercedesit, Lewis Hamilton janë dy garuesit që do të luftojnë për titull.

Të dy pilotët deri në këtë pikë të garës kanë nga 369.5 pikë dhe gara pritet të jetë shumë emocionuese nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Piloti i Red Bullit do të kërkoj titullin e parë në histori, ndërsa Hamilton të bëjë historinë duke ndjekur titullin e tetë.

Verstappen niset nga pozita e parë, ndërsa Hamilton nga vendi i dytë. /Telegrafi/