Mercedesi bërë të qartë se nuk do të bëjë ndonjë apel të mëtejshëm në FIA mbi përfundimin e garës finale të 2021 dhe Max Verstappen, i cili mori trofeun e kampionit të enjten, pranoi se ai nuk sheh arsye që Lewis Hamilton të pensionohet.
Hamilton u dëgjua në radion e ekipit të tij duke shfryrë për faktin se ai besonte se xhiroja e fundit ishte prodhuar për t’i dhënë Verstappenit një shans për të fituar titullin pas përplasjes së vonë të Nicholas Latifit, megjithatë ai ishte madhështor në përgëzimin e pilotit holandez pas garës.
Ndërsa debati do të zhurmojë nëse Michael Masi kishte të drejtë për t’i dhënë përparësi dramës mbi drejtësinë sportive dhe rregullat e F1, shumë kishin spekuluar se Hamilton mund ta shohë këtë rast të fundit si një arsye për pensionuar.
Megjithatë, një pensionim i pilotit britanik nga Formula 1 nuk i pëlqen as kundërshtarit të tij, Verstappen, i cili ka folur rreth kësaj teme së fundmi.
“Unë mund ta kuptoj se ai nuk është i lumtur, por nëse ai shikon mbrapa në atë që ka arritur, kjo do ta ngushëllojë atë, nuk shoh asnjë arsye që ai të tërhiqet tani”, ka thënë fillimisht Verstappen në konferencën për shtyp të FIA Gala.
A special moment, as @Max33Verstappen gets his hands on the F1 Drivers' World Championship trophy 🏆#F1 #FIAPrizeGiving2021 pic.twitter.com/RlBMrMbZ32
— Formula 1 (@F1) December 16, 2021
“Nuk më vjen keq për të, por e kuptoj që është e dhimbshme, por kështu janë garat, ai tashmë ka fituar një titull të tillë”.
“Ne e dinim se kishim fituar në pistë, askush nuk mund ta hiqte këtë nga ne”, përfundoi piloti holandez. /Telegrafi/