Telegrafi

Verstappen merr çmimin ‘Piloti i parakalimeve’

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zhvilluar ceremoninë gala të mbylljes së sezonit 2016 në Formula 1, duke shpërndarë çmimet e rastit për pilotët.

Për të dytin vit me radhë, piloti Max Verstappen ka marrë çmimin e ‘Pilotit të Parakalimeve’, transmeton telesport.al.

Gara “e çmendur” e pilotit 19-vjeçar të Red Bull në pistën e lagur të Interlagos (gara e Brazilit) i vuri kapakun këtij çmimi.

Verstappen ishte në vendet e fundit, por bëri një rikuperim fantastik, duke parakaluar një e nga një pilotët në një pistë të lagur dhe u rendit i treti.

Përveç kësaj, belgu mori edhe trofeun ‘Personazhi i Vitit 2016’, një pilot që premton shumë për të ardhmen.

Lexo po ashtu Rosberg: Nuk mund të ketë shoqëri mes meje dhe Hamilton