Holandezi Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Emilia Romagna Grand Prix, që është fitorja e tij të pestë këtë sezon në Formula 1.
Ai e arriti fitoren, pasi fitoi dje ‘pole position’, ndërsa garën e mbylli përpara Lando Norris dhe Charles Leclerc, ndërsa vendi i katërt i takoi Oscar Piastrit.
Norris pati mundësinë të merrte një fitore të bujshme, por Verstappen i rezistoi presionit të tij dhe fitoi vendin e parë.
? Max holds off Lando to the flag
? Ferrari on the podium on home turf
? Lance marks 150 starts with pointsHere’s the top ten from the #ImolaGP ?#F1 pic.twitter.com/KZQDswSHcC
— Formula 1 (@F1) May 19, 2024
Carlos Sainz ishte i pesti, i ndjekur nga Lewis Hamilton, George Russell dhe Sergio Perez, ndërsa xhiron më të shpejtë të garës e kishte britaniku Russell i Mercedesit.
Verstappen është i pari me 161 pikë, ndërsa Charles Leclerc arriti në vendin e dytë dhe tani ka 113 pikë. I treti është Sergio Perez me 107 pikë, ndërsa Lando Norris mbeti i katërti me 101 pikë.
What an ending! ?
Read the race report from the Emilia Romagna GP below ?#F1 #Formula1 #ImolaGP
— Formula 1 (@F1) May 19, 2024
Në renditjen e konstruktorëve, Red Bull është i pari me 239 pikë, Ferrari është i dyti me 187 dhe McLaren është i treti me 124 pikë. /Telegrafi/