Site icon Telegrafi

Verstappen me fitore të madhe në Francë

(Foto: Twitter/Formula 1)

Max Verstappen ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në garën për Çmimin e Madh të Francës.

Piloti i Red Bullit ia doli ta linte prapa kampionin Lewis Hamilton (Mercedes) që u rendit i dyti, ndërsa podiumin e kompletoi Sergio Perez (Red Bull).

Në vend të katërt u pozicionua piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, kurse top-pesëshen e përfundoi Lando Norris (McLaren).

Me këtë fitore, Verstappen e ka ngritur diferencën me Hamilton n ë renditjen e përgjithshme. Holandezi numëron 131 pikë, kurse britaniku 119 sosh.

“Kur po shkonim drejt fundit, u kënaqa! Në fillim ishte jashtëzakonisht vështirë me erën që po frynte. Në një xhiro kishe baraspeshë, kurse në tjetrën kishte rrëshqitje. Shumë vështirë ta mbaje automjetin stabil”.

“Gjatë gjithë garës, unë dhe Lewis luftonim me njëri-tjetrin, ndërsa do të jetë kështu deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Verstappen pas fitores. /Telegrafi/

 

Exit mobile version