Telegrafi

Verstappen fiton garën për çmimin e madh të Britanisë, probleme për Hamiltonin

Max Verstappen (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Max Verstappen ka arritur të mposht Lewis Hamiltonin për çmimin e madh të Britanisë.

Vozitësi i Red Bull ishte ndjekur deri në rrethin e dytë nga britaniku, derisa ky i fundit më pas kishte probleme me gomat e tij që filluan të kishin qarje gjatë vozitjes.

Valtteri Bottas më pas në rrethin e tretë i qëndroi afër Vertappenit, mirëpo sot ishte dita e tij më e mirë dhe arriti të fitonte garën e madhe.

“Kishim një hapësirë të madhe mes kundërshtarëve, ishte një ditë fantastike, gjithmonë kemi bërë presion dhe kishim strategjinë e duhur, tentova të vija presion mbi Mercedesin dhe ia arrita”, ka thënë Verstappen.

Hamilton uroi në fund Red Bullin dhe Vertappenin për garën brilante të zhvilluar, mirëpo ka bërë të ditur se nuk ka mbaruar asgjë këtu.

“Urime për Red Bullin dhe Maxin. Ata nuk kishin probleme dhe kjo ua fitoi garën. Nuk prisja që sot të kisha probleme me gomat, pasi vozita me gjysmën e tyre deri ën fund”, ka shtuar Hamilton. /Telegrafi/