Telegrafi

Verstappen fiton garën e çmendur me Hamilton dhe shpallet kampion bote në Formula 1

Max Verstappen ka arritur të fitojë garën e fundit në Formula 1, duke mposhtur Lewis Hamilton në fund dhe duke fituar titullin e parë në histori, pas një lufte të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit. 

Gara nisi me pikë të barabarta nga Verstappen dhe Hamilton, të cilët ishin në kuotën e 369.5 pikëve.

Piloti i Red Bullit u nis nga ‘pole-position’, ndërsa ai i Mercedesit nga pozita e dytë, por shpejt mori vendin e parë.

Kështu pas 57 gjirove të zhvilluara në pistën e Abu Dhabit, Hamilton e mbajti epërsinë dhe vendin e parë, të cilin e humbi vetëm në gjiron e fundit.

Verstappen arriti të parakalojë në fund dhe të shpallet kampion në këtë edicion me 395.5 pikë, ndërsa Hamilton mbeti i dyti me 387.5 pikë.

Shpallja kampion e këtij edicioni është histori në vete për pilotin e Red Bullit, i cili e përjeton për herë të parë.

Në anën tjetër, ky është një dëshpërim për Hamilton, i cili ishte shumë afrër të shkruante histori duke fituar titullin e tetë dhe duke kaluar edhe legjendën e Formula 1, Micheal Schumacher, i cili ka shtatë tituj. /Telegrafi/