Telegrafi

Verstappen fiton çmimin e madh të Holandës, barazon rekordin e Vettelit

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar edhe çmimin e madh të Holandës, duke qenë i papërmbajtshëm edhe një herë.

Ka përfunduar gara dramatike e zhvilluar në Holandë, e ndërprerë disa herë shkaku i makinës së sigurisë, por edhe reshjeve të shumta të shiut.

Pas 72 xhirove në këtë farë është pikërisht piloti vendas, Verstappen, i cili ka arritur të përfundoj garën në pozitën e parë.

Kjo ishte fitorja e nëntë me radhë e pilotit të Red Bullit në këtë edicion të F1, duke barazuar rekordin e Sebastian Vettel për më shumë fitore radhazi.

Në pozitën e dytë arriti të përfundoj veterani spanjoll, Fernando Alonso me Aston Martini, ndërsa podiumin e kompletoi Pierre Gosly me Alpine.

Vendi i katërt në cirkuitin e Holandës i takoi Sergio Perezit, teksa në pozitën e pestë e mbylli Carlos Sainz.

Leëis Hamilton e mbylli garën i gjashti, ndërsa Charles Leclerc nuk arriti ta përfundoj garën. /Telegrafi/