Telegrafi

Verstappen fiton Çmimin e Madh të Austrisë, Vettel tani kryeson renditjen në Formula 1

Foto: Formula 1/Twitter

Max Verstappen ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa podiumi është plotësuar nga dyshja e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.  

Një përfundim që askush nuk e priste. Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë, duke përfituar nga tërheqja e dy makinave Mercedes.

Njëvendëshja e tij Red Bull e kaloi e para vijën e finishit, e ndjekur nga dy makinat Ferrari të pilotuara nga Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Një sukses i madh i Verstappen, që hodhi poshtë parashikimet, pasi gjatë provave Mercedesi ishte shfaqur dominues me Bottas dhe Hamilton.

Finlandezi ishte i detyruar të tërhiqej në xhiron e 14, ndërsa britaniku në të 64-ën.

Të njëjti fat pati edhe Daniel Ricciardo, që e la garën në në xhiron e 54-t, përcjell SS.

Më këtë sukses të dyfishtë Ferrari merr kryesimin si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë.

Tashmë Botërori i Formula 1 ka një lider të ri, Sebastian Vettel, që ka grumbulluar 146 pikë, një më shumë se Hamilton.