Site icon Telegrafi

Verstappen fiton çmimin e madh të Abu Dabit – Hamilton përfundoi i treti

Max Vertsappen ka arritur të triumfojë në çmimin e madh të Abu Dabit.

Piloti i Red Bullit arriti që të përfundonte para dy të Mercedesit, Valtteri Bottas dhe Lewis Hamilton, që përfunduan në pozitën dy, respektivisht tre.

Verstappen kishte fituar po ashtu në pole-position vendin e parë, e që kjo gjë ia ndihmoi paksa triumfin në garën e sotme të mbajtur në Abu Dabi.

Edhe pse Red Bulli triumfoi në këtë garë, është Mercedesi që po e mbyll një vit me plot suksese.

Hamilton ka arritur që brenda këtij vitit kalendarik të barazojë legjendën Michael Schumacher me titujt e fituar, gjithsej shtatë.

Britaniku ka parakaluar po ashtu legjendën gjermane me më së shumti podiume të fituara, duke e lënë këtë të fundit me 92, derisa tani gëzon Hamilton 94 sosh.

Mercedesi edhe pse e humbi garën, në fund festuan këtë edicion mjaftë të suksesshëm për ta. /Telegrafi/

Exit mobile version