Site icon Telegrafi

Verstappen feston në Japoni, holandezi u kthye te fitoret

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, triumfoi në Çmimin e Madh të Japonisë, pasi udhëhoqi garën nga fillimi në fund.

Verstappen kështu festoi për të tretin vit radhazi në Japoni dhe regjistroi fitoren e 57-të në karrierë. Ai regjistroi edhe triumfin e tretë këtë sezon.

Më i afërti me kampionin në fuqi ishte shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, ndërsa piloti i Ferrarit, Carlos Sainz ishte në shkallën e tretë të podiumit.

Meqë ra fjala, sapo filloi gara për Çmimin e Madh të Japonisë, pati një përplasje, një largim nga pista dhe një ndërprerje.

Daniel Ricciardo ia preu menjëherë rrugën Alexander Albon, vetura e të cilit doli nga pista dhe shkaktoi një flamur të kuq në xhiron e parë. Kjo do të thoshte se gara do të fillonte përsëri.

Nuk pati asnjë emocion në betejën për fitore në pistën legjendare më vonë, pasi Verstappen nuk u kërcënua kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version