Telegrafi

Verstappen feston në garën e parë të sezonit në Formula 1, dominimi i Red Bull në Bahrein

Holandezi Max Verstappen i Red Bull fitoi garën e parë të Formula 1 në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Kampioni i botës, në pistën Sakhir kishte një fillimi të shkëlqyer dhe udhëhoqi nga fillimi deri në vijën e finishit, ndërsa ishte shoku i tij i skuadrës Sergio Perez që iu afrua më së shumti.

Vendi i tretë i takoi spanjollit Carlos Sainz me Ferrari, dhe vlen të theksohet se Verstappen fitoi një pikë shtesë sepse kishte xhiron më të shpejtë.

Kjo është fitorja e dytë e holandezit në Bahrein dhe e 55-ta në përgjithësi në karrierën e tij, duke e bërë atë të tretin e të gjitha kohërave.

Britaniku Lewis Hamilton me Mercedes zuri vendin e shtatë sot dhe kryeson listën me 103 fitore.

Kualifikimet e djeshme ishin shumë më të shtrënguara nga sa parashikuan ekspertët e Formula 1 pas testimit, por gara konfirmoi dominimin e Red Bull me një tjetër fitore të dyfishtë.

Gara e radhës është të shtunën e ardhshme për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Jeddah. /Telegrafi/